Anglisht

  Libri 1  

 

 

   Shqip

Home Up

   

 

 
 

ôShqiperia dhe Bashkimi Europian:

Integrimi Europian dhe Perspektiva e Pranimitö

 

Shtepia Botuese: Dajti 2000

Tirane 2004

Faqe: 280

Dy gjuhesh: Anglisht - Shqip

ISBN 99927-720-6-9

 

 
 

 

Parathenie nga Prof. PASKAL MILO

 

Eshtё pёr tĺu pёrshёndetur fakti qё šёshtja e pranimit tё Shqipёrisё nё Bashkimin Evropian po trajtohet nё qarqe tё shquara akademike europiane siš ёshtё ôShkolla e Studimeve Europianeö e Universitetit tё Kardifit (UK). Nё Shqipёri kjo šёshtje ёshtё me interes jetik pёr tё ardhmen e shqiptarёve dhe njё temё e ditёs, por pёr fat tё keq edhe shumё e politizuar. Pёr rrjedhojё qytetari shqiptar shpeshherё e ka tё vёshtirё tё orientohet drejt, tё kuptojё thelbin dhe ecurinё e prošesit nё morinё e platformave partiake dhe tё akuzave reciproke midis opozitёs dhe qeverisё.

 

Dr. Mirela Bogdani dhe Prof. John Loughlin duke u ndodhur jashtё influencave tё mjedisit tё politizuar shqiptar dhe duke reflektuar njё pёrqasje moderne, shkencore dhe europiane ndaj kёtij problemi, me librin e tyre pёrfaqёsojnё njё pёrgjigje serioze dhe realiste nё pёrshkrimin e ecurisё sё prošesit tё integrimit tё Shqipёrisё nё BE, nё natyrёn dhe vёshtirёsitё qё pёrfaqёson ambienti politik shqiptar dhe nё konkluzionet nё tё cilat ata arrijnё pёr ardhmёrinё europiane tё Shqipёrisё. Kam pasur kёnaqёsinё tё kem diskutuar mjaft herё me Dr. Bogdanin pёr šёshtjet evropiane, si edhe pёr integrimin e Shqipёrisё nё Bashkimin Evropian dhe i kam vlerёsuar njohuritё dhe argumentimet e saj nё lidhje me kёto šёshtje.

 

Kur do tё pranohet Shqipёria nё BE? A do tё shёrbejё perspektiva e arritjes sё kёtij objektivi si stimul qё Shqipёria tё arrijё mirёqenie, stabilitet dhe demokraci? A do tё detyrojne apo inkurajojnё kushtet dhe presionet e BE-sŰ qeveritё dhe politikanёt shqiptarё tё pёrkushtohen seriozisht pёr zgjidhjen e problemeve tё brendshme dhe pёr realizimin e reformave, pёr tё pёrgatitur vendin pёr hyrje nё BE? Libri pёrpiqet tĺi japё pёrgjigje kёtyre pyetjeve, duke identifikuar dhe analizuar problemet dhe sfidat e tranzicionit, prošesin e demokratizimit dhe transformimet politike, ekonomike dhe sociale, prošesin e politikё-bёrjes nё Shqipёri, faktorёt e brendshёm dhe tё jashtёm, natyrёn dhe rolin e aktorёve dhe elitёs kombёtare, si dhe prošesin e asocijimit dhe integrimit tё Shqipёrisё nё BE nё kuadrin e strategjisё rajonale tё Ballkanit Perёndimor. Autorёt argumentojnё qё perspektiva e hyrjes nё BE ёshtё garantuesi dhe stimuluesi mё i fuqishёm pёr demokratizim dhe progresin nё Shqipёri dhe qё BE-ja, nёpёrmjet kondicionalitetit politik tё kombinuar me ndihmёn financiare, do tё ketё njё ndikim tё konsiderueshёm pozitiv nё prošeset e brendshme tё reformave dhe transformimeve. A do tё influencojnё dhe ndihmojnё dy presionet, ato nga jashtё (Bashkimi Europian dhe organizatat ndёrkombёtare), dhe ato nga brenda (aspiratat e popullit shqiptar dhe elitёs kombёtare pёr tё qenё politikisht pjesё e Europёs, jo thjesht gjeografikisht), qё Shqipёria tё arrijё objektivin e hyrjes nё BE? Autorёt theksojnё se ndihma dhe influenca a faktorёve tё jashtёm ёshtё e rёndёsishme dhe e nevojshme, por reformat dhe tё gjithё hapat pёr njё prošes tё suksesshёm integrimi duhet tё jenё nё rradhё tё parё pёrgjegjёsi e aktorёve kombёtarё, kryesisht e klasёs politike.

 

Libri ёshtё bazuar nё njё biblografi tё pasur, libra e studime, informacione, artikuj e analiza nё median e shkruar dhe elektronike (shqiptare dhe tё huaj), dokumenta e raporte zyrtare tё organizatave dhe institucioneve ndёrkombёtare, si dhe nё intervistat e bёra me personalitete tё larta tё administratёs, politikёs dhe shoqёrisё civile shqiptare. Eksperienca e gjatё e punёs sё Dr. Bogdanit nё administratёn publike shqiptare si dhe angazhimi pёr disa vjet i saj nё politikёn shqiptare, kanё ndihmuar nё analizёn e šёshtjeve qё lidhen me to. Profesor Loughlin, duke pasur njё eksperiencё tё gjerё si analist nё šёshtjet europiane dhe duke qenё Zv/President i ôKomitetit tё Ekspertёve mbi Autonominё Lokaleö nё Kёshillin e Europёs, sjell gjithashtu njё perspektivё tё rёndёsishme akademike nё kёtё analizё.

 

Libri ёshtё njё kontribut i rёndёsishёm nё pasurimin e literaturёs shqiptare dhe atё tё huaj pёr šёshtjet europiane, dhe kjo pёr tre arsye: sё pari si pasurim me vlerё nё literaturёn gjithnjё nё rritje tё marrёdhёnieve midis BE-sŰ dhe ish-vendeve komuniste. Shqipёria ёshtё njё nga vendet mё pak tё studiuara apo njё nga ôzonat mŰ pak tŰ paeksploruaraö, ndryshe nga shumё vende tё tjera ish-komuniste tё Europёs Lindore. Sё dyti ai fokusohet nё njё subjekt, i cili nuk ёshtё vetёm thjesht bashkёkohor, po gjithashtu njё šёshtje prioritare pёr Shqipёrinё, meqenёse e gjithё politika e saj e brendshme dhe e jashtme ёshtё e fokusuar rreth integrimit nё strukturat Atlantiko-Europiane. Sё treti, ai ёshtё pasurim, nga kёndvёshtrimi akademik, i studimeve dhe literaturёs shqiptare nё fushat e tranzitologjisё, demokracisё dhe qeverisjes, šёshtjeve europiane dhe integrimit europian.

 

Libri mund tё paraqesŰ interes pёr njё audiencё tё gjerё nё Shqipёri, jo vetŰm pёr akademikёt, studiuesit dhe studentёt e shkencave politike e sociale, por edhe pёr punonjёsit civilё dhe zyrtarёt e administratёs shtetёrorё, politikanёt, institutet dhe institucionet kёrkimore-shkencore, organizatat jo-qeveritare, organizatat ndёrkombёtare qё operojnё nё Shqipёri, si dhe publikun shqiptar nё pёrgjithёsi. Nё tё njёjtёn kohё, libri mund tё jetё i vlefshёm pёr studiuesit e huaj, fusha e interesit tё tё cilёve ёshtё nё šёshtjet e tranzicionit, transformimit dhe demokratizimit tё vendeve ish-komuniste tё Europёs Lindore, nё studimet e politikёs krahasuese dhe tё zgjerimit tё BE-sŰ, pёr studiuesit e interesuar nё šŰshtjet shqiptare, si dhe zyrtarё dhe njerёz qё janё tё interesuar tё njohin rreth Shqipёrisё dhe progresit tё saj drejt familjes europiane.

 

Nё mёnyrё tё vešantё ky libёr do tё jetё njё shёrbim i vyer qё vjen nga njё bashkёpunim akademik shqiptaro-britanik dhe qё evokon atё frymё bashkёpunimi qё do tё ketё nesёr Shqipёria nё tё gjitha fushat, kur ajo do tё jetё anёtare me tё drejta tё plota nё Bashkimin Europian.

 

 
 

PERMBAJTJA

 

Kapitulli 1 Integrimi Europian dhe transformimet e shtetit demokratik

1.1. Shteti-komb dhe zhvillimi i Bashkimit Europ

1.2. Hapja e Shqipёrise drejt Perёndimit

 

Kapitulli 2: Perspektiva e anёtarёsimit nё BE e vendeve tё Ballkanit Perёndimor dhe e Shqipёrisё

2.1. Rёndёsia e integrimit Europian pёr Ballkanin Perёndimor dhe Shqipёrine

2.2. Kriteret e anёtarёsimit nё BE (Kriteret e Kopenhagenit)

2.3. Historia e pёrpjekjeve tё integrimit Europian tё Shqipёrisё

 

Kapitulli 3: Periudha e tranzitionit: situata politike dhe social-ekonomike e Shqipёrisё. Sa larg ёshtё Shqipёria nё plotёsimin e kritereve tё Kopenhagenit?

3.1. Transformimet demokratike nё Shqipёri

3.2. Situata politike

3.3. Situata ekonomike

3.4. Situata sociale

3.5. Sa larg permbushjes sŰ kritereve ŰshtŰ Shqiperia?

 

Kapitulli 4: Prošesi i politike-bёrjes nё Shqipёri

4.1. Komponentet  e politikё-bёrjes

4.2. Politike-bёrja ne Shqipёri

 

Kapitulli 5: Roli i aktorёve tё brendshёm dhe i elitёs

5.1. Aktorёt e brendshёm dhe koncepti mbi elitёn

5.2. Elita politike

5.3. Elita administrative/burokratike

5.4. Elita e dijes

5.5. Shoqёria civile

5.6. Media

5.7. Masat dhe opinioni publik

 

Kapitulli 6: Si kanё kontribuar programet e BE-sё nё zhvillimin dhe reformat e brendshme?

6.1. Programet e BE-sё ne tё kaluarёn

6.2. Programet e tanishme tё BE-sё, programi CARDS

 

Kapitulli 7: Ndikimi i faktorёve tё jashtёm nё politikёn dhe politikat e brendshme shqiptare

7.1. Ndikimi i BE-sё dhe Europianizimi

7.2. Globalizimi

7.3. Influenca e vendeve tё Europёs Qendrore e Lindore

7.4. Ndikimi i vendeve tё Ballkanit Perёndimor

7.5. Bashkёpunimi rajonal dhe qёndrimi i Shqipёrise nё

      gjeo-politikёn dhe nё luftёn kundёr terrorizmit

 

 

Konkluzion

Lista e tё intervistuarve

Bibliografia

 

 

 

 

 

 

Home | Libri 1 | Libri 2 | Libri 3 | Libri 4

 

Copyright nga Mirela Bogdani 2005

Te gjitha te drejtat i rezervohen autores

Last up-dated: 25.01.2006