Anglisht

  CV e permbledhur  

 

 

  Shqip

Home Up

   

 

Dr. Mirela Bogdani ёshtё diplomuar nё Fakultetin e Mjekёsisё tё Universitetit tё Tiranёs. Pas diplomimit punoi per disa vjet si mjeke stomatologe nё klinika shtetёrore dhe mё pas nё klinikёn e saj private. Qё nga viti 1994 ka qenё Drejtuese e Shёrbimit Stomatologjik nё Ministrinё e Shёndetёsisё pёr njё periudhё nėntė vjeēare. Ka kryer studime pas-universitare pёr menaxhim, administrim dhe politika shёndetёsore nё Universitetin e Bostonit, SHBA (1995), nё Universitetin e Londrёs - UCL, UK (1997), dhe nё Universitetin "George Washington", SHBA (1999-2000). Ka marrё titullin "Doktore e Shkencave" nё shkenca mjekёsore nga Universiteti i Tiranёs nё 2001. Per disa vjet ka punuar si petagoge e jashtme ne Fakultetin e Mjekesise dhe ne vitin 2002 botoi librin “Prevencioni Oral dhe Shendeti Publik Dentar” (Botime Toena).

Nё 1998 filloi angazhimin nё politikё, duke kandiduar mё pas dhe nё zgjedhje. Njё pjesё e rёndёsishme e kontributit tё saj nё politikё ka qenё nё çёshtjen e grave nё lidership, pёr rritjen e pёrfaqёsimit tё tyre nё strukturat brenda partive si dhe nё ato vendim-marrёse (parlament dhe qeveri). Ky angazhim disa vjecar u be shkak per ndryshimin e karieres se saj nga shkencat mjekesore ne ato politike. Kjo filloi me nje program Masteri (MSc) nё Politika Publike Europiane qё ajo kreu nё Universitetin e Kardifit, UK (2002-3). Tani ajo jeton nё Britanine e Madhe, duke ndjekur karierёn e re nё politikё, si nё fushёn akademike (nga 2004-06 punoi si petagoge ne lendet e politikave te BE-se nё Universitetin e Kardifit, nё Shkollёn e Studimeve Europiane), po edhe si politikane e ardhshme (ёshtё e angazhuar aktivisht nё Partinё Konservatore Britanike). Formimin e saj formal akademik ne fushen e re ajo e kompletoi me nje MPhil mbi 'Politicat Europiane' ne Universitetin e Oxfordit (prane St. Antony's College - Departamenti i Politikes dhe Mardhenieve Nderkombetare), te cilin sapo ka perfunduar.

Fushat e saj te tanishme te interesit perfshijne Bashkimin Europian, politiken britanike, politiken ne Shqiperi, dhe ne vecanti ceshtjen e integrimit Europian te Shqiperise, procesin e hyrjes se saj ne BE dhe maredheniet Shqiperi-BE. Ne vitin 2004 ajo botoi librin e saj te dyte “Shqiperia dhe Bashkimi Europian: Integrimi Europian dhe Procesi i Pranimit” (Dajti 2000, Tirane) dhe ne 2007 u botua ne Angli nga I.B.Tauris (London-NY) libri i saj i trete ne te njejten fushe, me titull   "Albania and the EU: The Tumultuous Journey towards Integration and Accession”. Aktualisht po shkruan librin e katert te saj, perseri mbi temen e zgjerimit te BE-se, fokusuar mbi Turqine. Dr.Bogdani ka shkruar gjithashtu nje numer artikuj shkencore, profesionale e politike ne revista e periodike te ndryshem, ka mbajtur nje numer prezantimesh ne nje sere aktivitetesh shkencore dhe politike, si dhe ka dhene leksione ne institucione te ndryshme akademike si ne Universitetin e Cambridge, Universitetin e Oxfordit, Universitetin e Londres, Universitetin e Bristolit, Universitetin e Tiranes dhe Universitetin Europian te Tiranes. Qe prej vitit 2002 jeton me familjen e saj ne Cowbridge, Wales.

 

Home

Copyright nga Mirela Bogdani 2005

Te gjitha te drejtat i rezervohen autores

Krijuar ne korrik 2005