CV e permbledhur 

Home Up

 

 

  

Mirela Bogdani ёshtё diplomuar nё Fakultetin e Mjekёsisё tё Universitetit tё Tiranёs nё vitin 1989. Pas diplomimit punoi per disa vjet si mjeke stomatologe nё klinika shtetёrore dhe mё pas nё klinikёn e saj private. Qё nga viti 1994 ka qenё Shefe e Shёrbimit Stomatologjik nё Ministrinё e Shёndetёsisё pёr njё periudhё nëntë vjeçare. Nё 1998 filloi angazhimin nё politikё, duke kandiduar mё pas dhe nё zgjedhje. Njё pjesё e rёndёsishme e kontributit tё saj nё politikё ka qenё nё çёshtjen e grave nё lidership, pёr rritjen e pёrfaqёsimit tё tyre nё strukturat brenda partive si dhe nё ato vendim-marrёse (parlament dhe qeveri).

 

Ka kryer studime pas-universitare pёr menaxhim, administrim dhe politika shёndetёsore nё Universitetin e Bostonit, SHBA (1995), nё Universitetin e Londrёs (University College London), UK (1997) (si “FCO Chevening Research Fellow”), dhe nё Universitetin "George Washington", SHBA (1999-2000) (si ECESP Visiting Scholar”). Ka marrё titullin "Doktore e Shkencave" nё shkenca mjekёsore nga Universiteti i Tiranёs nё 2001. Ne vitin 2002 botoi librin “Prevencioni Oral dhe Shendeti Publik Dentar” (Botime Toena).

 

Angazhimi i saj katёr vjeçar ne politikё nё Shqipёri dhe njё program Masteri (MSc- Econ) nё Studime Europiane (Politikё & Politika Publike) qё kreu nё Universitetin e Kardifit (UK) (2002-3) ndryshuan pёrfundimisht karierёn e saj nga stomatologjia dhe shёndeti publik nё politikё. Tani ajo jeton nё Britanine e Madhe, duke ndjekur karierёn e re nё politikё, si nё fushёn akademike: aktualisht punon nё Universitetin e Kardifit si petagoge (jep lenden “Politikat e BE-se”) dhe punonjёse shkencore (researcher) nё Shkollёn e Studimeve Europiane, po edhe si politikane e ardhshme (ёshtё e angazhuar aktivisht nё Partinё Konservatore Britanike dhe ka punuar pёr konservatorёt nё Asamblenё Nacionale tё Uellsit). Fushat e saj tё tanishme tё interesit pёrfshijnё politikёn britanike, politikёn shqiptare, politikёn europiane dhe Bashkimin Europian, dhe nё veçanti proçesin e integrimit europian tё Shqipёrisё dhe marrёdhёniet e saj me BE-nё. Vitin e kaluar ajo botoi librin e saj te dyte “Shqiperia dhe Bashkimi Europian: Integrimi Europian dhe Perspektiva e Pranimit” dhe aktualisht po pergatit versionin e ri te tij qe do te botohet se shpejti ne UK. Dr. Bogdani ka botuar gjithashtu rreth 15 artikuj shkencore, profesionale e politike ne revista e periodike te ndryshem, si dhe ka mbajtur nje numer prezantimesh e ligjeratash ne nje sere universitete dhe aktivitetesh shkencore dhe politike.

 

 

Home

Copyright nga Mirela Bogdani 2005

Te gjitha te drejtat i rezervohen autores

Last up-dated: 13.07.2005